Ndodhë e shumëpritura, puthen Kiara dhe Luizi

Edhe pse e kishte kërkuar për një kohë të gjatë, Luizi sonte mori puthjen e Kiarës. Por jo siç pritej. Puthja e dyshes ndodhi në momentin kur ata po “martoheshin” në bazë të një loje të vendosur nga “Vëllau i madh”. Kësisoj për t’iu përshtatur edhe më tepër lojës së organizimit të dasmës së çifti,…

ShowBiz

01/02/2023 20:46

Edhe pse e kishte kërkuar për një kohë të gjatë, Luizi sonte mori puthjen e Kiarës.

Por jo siç pritej. Puthja e dyshes ndodhi në momentin kur ata po “martoheshin” në bazë të një loje të vendosur nga “Vëllau i madh”.

Kësisoj për t’iu përshtatur edhe më tepër lojës së organizimit të dasmës së çifti, ata u puthën në momentin kur u kurorëzuan nga Kristi, i cili këtë natë ishte në rolin e prifti që i kurorëzoi ata.

Padyshim se puthja në mes Luizit dhe Kiarës është pritur nga një publik i gjerë, duke ditur pëlqimin e madh që ai ka për prezantuesen.

Ndryshe Kiara vazhdimisht kishte deklaruar se do të vazhdojë njohjen me të, por që nuk mund të thotë lirshëm nëse do të lidhen apo jo.

“Dasma” e Kiarës dhe Luizti po vazhdon, në një atmosferë të realizuar nga Altin Shira, këngëtarin që Luizi kishte kërkuar vazhdimisht./Lajmi.net/