Ndodh në Kolumbi: Tifozi e gjuan me thikë lojtarin në fushë

Një ndeshje në Superligën e Kolumbisë u dëmtua nga skena të shëmtuara ndërsa një tifoz rival i Medellin hodhi një thikë drejt një lojtari të Millonarios.

Sport

22/09/2019 18:04

Në stadiumin ‘Atanasio Girardot’ të Medellin të shtunën, një tifoz hodhi një objekt të ftohtë nga njëra prej pjesëve në fushën e lojës, ku po qëndronte David Macalister Silva.

Për fat të mirë, tifozi që hodhi thikën huqi shënjestrën dhe askush nuk u lëndua në Medellin, transmeton lajmi.net.

Mjeti u gjuajt në fushë pasi lojtarët e Millonarios festuan golin e tyre të dytë në kohën shtesë kur mysafirët morën një fitore të ngushtë 2-1.

Golat nga Juan David Perez Benitez dhe Hansel Orlando Zapata Zape realizuan në fitoren për Millonarios.

Pas fishkëllimës së fundit, burime nga Millonarios pohuan se arma e ftohtë ra afër Silvas natën e shtunë. /Lajmi.net/