Ndodh në Indi: Martohet në ditën e ditëlindjes së Leo Messit

Një tifoz i futbollit në Indi ka pritur me dashje gati një vit për të mbajtur dasmën e tij për t'u siguruar që data përputhet me ditëlindjen e Lionel Messit.

Sport

27/06/2019 08:11

Shibu Cletus u martua më 24 qershor, në të njëjtën ditë kur Messi mbushi 32 vjeç, me fanatikun e futbollit duke i treguar të fejuarës së tij dhe prindërve të saj në korrik të vitit të kaluar, se ata do të duhet të presin deri në datën kur ylli i Barcelonës do ta kishte ditëlindjen.

”Fejesa ime ishte më 15 korrik 2018. Megjithëse prindërit dhe familja e Jeena [e fejuara] kërkuan të kryejnë dasmën sa më shpejt, u thashë atyre se duhet të presin deri në ditëlindjen e Messit”, citohet të ketë thënë Shibu për Times of India, transmeton lajmi.net.

”Jeena, e cila nuk ka shumë njohuri për futbollin, u pajtua me mua”.

”Ajo më tha se ishte krejtësisht e gatshme të priste ditëlindjen e Messit dhe më dha mbështetjen e plotë në planet e mia”, zbuloi ai.

Duke pritur gati një vit për t’u martuar, ceremonia u zhvillua para vetë Messit – megjithëse argjentinasi ishte vetëm i prerë nga një pjesë kartoni. /Lajmi.net/