Ndodh në Gjermani, nëna e shtyu para trenit djalin 11 vjeçar

Një djalë 11 vjeçar ka pësuar lëndime serioze pasi nëna e tij e shtyu atë para trenit që po vinte në stacionin e Hamburgut në Gjermani.

Bota

20/10/2015 14:01

11 vjeçari me emrin Leon, e ka lënduar këmbën e tij të cilën ia nxuri treni, pasi shoferi e kishte të pamundur që ta ndalonte atë.

Djali kishte ngecur nën tren për afro 40 minuta, derisa shërbimet emergjente provuan ta nxjerrin atë nga aty. Ai ishte me vetëdije të plot gjatë gjithë përvojës së hidhur që ndodhte atë ditë, shkruan TheSun.

Besohet që djali e kishte këmbën e amputuar, por policia gjermane nuk e ka komentuar më shumë ngjarjen.

Nëna e tij, Jana, besohet që pas kësaj ka tentuar që të largohej nga vendi, por u ndalua shpejtë nga policia, transmeton lajmi.net.

Aktualisht ajo gjendet në psikiatri ku sipas raporteve ajo vuan nga sëmundja psikike./lajmi.net.