Ndodh edhe kjo: Në Malin e Zi lajmet transmetohen nga spikerja virtuale

Inteligjenca Artificiale ka nisur të përhapet shpejtësi, ku tashmë për herë të parë në rajon, Mali i Zi do të transmetojë lajmet që jepen nga spikeret virtuale. Portali Dnevne novine Dan në Podgoricë, ka vendosur të transmetojë informacionet e fundit përmes spikeres virtuale, Ana AI ose Sara AI, që nga fundi i korrikut për çdo…

Fun

08/08/2023 14:02

Inteligjenca Artificiale ka nisur të përhapet shpejtësi, ku tashmë për herë të parë në rajon, Mali i Zi do të transmetojë lajmet që jepen nga spikeret virtuale.

Portali Dnevne novine Dan në Podgoricë, ka vendosur të transmetojë informacionet e fundit përmes spikeres virtuale, Ana AI ose Sara AI, që nga fundi i korrikut për çdo ditë të javës, raporton TopChanel.

Redaktori i portalit, Mili Preleviç, shpjegoi se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas ajo e lexon atë.

Po ashtu është bërë e ditur se Spikerja virtuale nuk ka nevojë për grim dhe as nuk ankohet nëse nuk i pëlqen apo nuk e kupton atë që është shkruar, madje nuk ka pakënaqësi as për orët e vona të transmetimit të lajmeve.

YouTube player