Ndodh edhe kjo në Kosovë: Lojtari transferohet në dy skuadra brenda 20 ditëve

Futbolli në Kosovë vazhdon të prodhojë vaki interesante.

Sport

17/07/2019 10:29

Kësaj radhe bëhet fjalë për dy ekipe nga Prizreni, FC A&N dhe skuadra e njohur Liria FC.

Dy skuadrat në fjalë kanë zyrtarizuar lojtarin e njëjtë brenda 20 dite, raporton lajmi.net.

A&N si skuadra më e re në futbollin kosovar më 29 qershor njoftoi se kishte arritur marrëveshje me mbrojtësin Vigan Rexhaj, i cili së fundmi mbroi ngjyrat e Flamurtarit.

Rexhaj ishte pjesë e mbledhjeve që kjo skuadër kishte bërë para startit të edicionit të ri, por çuditërisht vetëm pak minuta më parë ai është zyrtarizuar si futbollist i Lirisë.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook ekipi nga Prizreni, duke e bërë një nga vakit më interesante në futbollin kosovar.

Mirëpo, ende nuk dihet se ku do luajë përfundimisht Rexhaj – te A&N apo te Liria. /Lajmi.net/