Ndodh edhe kjo, Juventus mposhtet në Serie A

Trajneri i Genoas, iu ka qëndruar prapa fjalëve të tij para ndeshjes me Juventus.

Sport

17/03/2019 14:23

Cesare Prandelli kishte thënë se Juventus nuk janë të paprekshëm dhe skuadra e tij mund të marrë pikë nga dueli me liderët.

Kështu edhe ndodhi. Genoa triumfoi befas në ndeshjen ndaj ‘zonjës së vjetër’ me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Ishte fillimisht Stefano Sturaro i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 72’ për të kaluar vendasit në epërsi.

Në minutën e 81’, veterani Goran Pandev doli në skenë për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij dhe për t’i dhënë këtë fitore të madhe.

Kjo humbje e Juventus nuk luan ndonjë rol të madh në klasifikimin e tabelës, pas ‘biankonerët’ janë shkëputur larg vendit të dytë në Serie A. /Lajmi.net/