Megjithatë për të shuar këto zëra ka menduar menaxheri i kombëtares gjermane, Olivier Bierhoff i cili në një intervistë i ka dalë në mbrojtje Low duke theksuar se ai do të qëndrojë te Gjermania, pavarsisht dëshirës së tifozëve për të parë në stolin e kombëtares së pancerave Hansi Flick.
“Absolutisht që Low do të jetë trajneri i Gjermanisë në EURO 2020. Kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë. Ne besojmë te Joachim dhe nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Kur bëhet fjalë për trajnerin e ekipit kombëtar, ju duhet të mendoni dhe të analizoni nga turneu në turne. Duam të arrijmë maksimumin në Evropianin e vitit të ardhshëm”.
”Duhet të hedhim pas krahëve këtë humbje dhe do të duhet pak kohë. Gjithçka shkoi keq. E humbnim topin lehtë dhe ekipi u shpërbë. Kjo nuk duhet të ndodhte dhe duhet të mësojmë nga kjo humbje për të nxjerrë mësime të mira”, u shpreh për ARD ish-sulmuesi i Gjermanisë. /Lajmi.net/