Ndodh edhe kjo: 102 vjeçarja dyshohet për vrasjen e fqinjës 92 vjeçare

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë në Chezy-sur-Marne, në Francën veriore.

Bota

23/05/2019 12:08

Një grua 102-vjeçare dyshohet se ka vrarë fqinjën e saj 92-vjeçare në një shtëpi të pensionit francez.

Vrasësja e dyshuar është tani në një spital psikiatrik. Më parë ajo i tha një prej kujdestarëve se ajo kishte “vrarë dikë”, tha një prokuror.

Një kujdestar në shtëpinë në Chezy-sur-Marne, në Francën veriore, e gjeti viktimën të vdekur në krevat, fytyra e saj u plagos rëndë.

Shkaku i vdekjes ishte “mbytje dhe goditje në kokë”, përfundoi një ekzaminim pas vdekjes.

Vdekja u zbulua vetëm pas mesnatës të shtunën nga një kujdestar, i cili e gjeti viktimën të shtrirë në shtrat pa vetëdije, njofton agjensia e lajmeve AFP, transmeton lajmi.net.

102-vjeçarja ishte “në një gjendje shumë të trazuar, të hutuar dhe i tha kujdestarit se kishte vrarë dikë”, raportoi agjensia e lajmeve AFP, duke cituar prokurorin.

Të dyshuarit janë duke u bërë teste psikiatrike, për të përcaktuar nëse ajo ishte përgjegjëse penale për veprimet e saj në atë kohë. /Lajmi.net/