Ndjenja e tyre e fitores
Hashim Thaçi dhe Enver Hoxhaj qëndruan gjatë ditës në Prizrenin. Gjatë një shëtitje, Hoxhaj thotë se e ndjenë fitoren.
Lajme
Hashim Thaçi dhe Enver Hoxhaj e kanë kaluar të shtunën në Prizren, në qytetin ku duket se më së shumti po e kërkojnë fitoren, kur në garën e balotazhit Kandidati i PDK’së Ramadan Muja do të përballet me Kandidatin e LDK’së Eqrem Kryeziun.
Hoxhaj ka shprehur bindjen se Ramadan Muja, në balotazhin e 1 dhjetorit, ka mbështetjen e qytetarëve prizrenas.
“1 dhjetori do të jetë dita e fitores së madhe e PDK’së në Prizren. Ramadan Muja ka mbështetjen e qytetareve të Prizrenit, ka idenë dhe vizionin për Prizrenin Europian. Këtë fitore të madhe sot e bashkëndjemë gjatë vizitës që i bëmë Prizrenit me Kryetarin Thaçi”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ndërkohë, gjatë ditës së premte, Thaçi e Hoxhaj ishin edhe në Suharekë, për t’i dhënë mbështetjen e PDK’së, për koalicionin AAK-LDD në Suharekë.
Sipas Hoxhajt, PDK tashmë i ka bërë thirrje elektoratit të që më 1 dhjetor të mbështesin kandidatin Bali Muharremaj.