Ndikon lëndimi i Chiesas, Juventus do provojë transferimin e Martial

Juventus pritet të hap negociata me Manchester Unitedin për sulmuesin Anthony Martial.

Sport

12/01/2022 17:17

26-vjeçari e ka bërë të qartë se dëshiron largimin nga United dhe do largohet në janar, derisa edhe Rangnick ia ka pranuar këtë dëshirë, transmeton lajmi.net.

Martial ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje nën urdhrat e Rangnick ngase është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi muajin e kaluar.

Sipas “90min”, Sevilla ishte e interesuar dhe Martial dëshironte këtë transferim, mirëpo marrëveshja nuk u arrit shkaku i problemeve për pagë.

Me marrëveshjen e dështuar te Sevilla, Martial kërkohet edhe nga klubet e tjera të mëdha. Newcastle United e ka konsideruar si opsion, por tani është e fokusuar te ‘shënjestra’ tjera.

Ndërkohë, Juventus tani është favoriti për të huazuar Martial deri në fundin e sezonit me opsion blerje, derisa bisedimet do nisin shumë shpejtë.

Me humbjen e sulmuesit Federico Chiesa që pësoi lëndim në ligamente të gjurit, “Zonja e Vjetër” ka nevojë për një sulmues të ri dhe Martial shihet si opsioni adekuat.

Martial gjithashtu është i hapur për mundësinë e kalimit në Torino dhe nuk do e refuzojë këtë opsion./Lajmi.net/