Ndëshkohet ‘gjyqtari i Realit’
Cesar Muniz Fernandez, gjyqtari që u fajësua se ia ‘dhuroi’ Real Madridit fitoren ndaj Elches 2-1 të mërkurën, është ndëshkuar për mënyrën se si ndau drejtësinë në duelin në fjalë. Muniz akordoi një penallti të dyshimtë për Realin në minutën e 96-të të ndeshjes të cilën në gol të fitores e shndërroi Cristiano Ronaldo. Vendimi…

Sport
Cesar Muniz Fernandez, gjyqtari që u fajësua se ia ‘dhuroi’ Real Madridit fitoren ndaj Elches 2-1 të mërkurën, është ndëshkuar për mënyrën se si ndau drejtësinë në duelin në fjalë.
Muniz akordoi një penallti të dyshimtë për Realin në minutën e 96-të të ndeshjes të cilën në gol të fitores e shndërroi Cristiano Ronaldo.
Vendimi i Muniz u bë lajm kryesor në mediat spanjolle që njëzëri e kritikuan paraqitjen e tij që u konsiderua se shkoi në favor të gjigantit madrilen, pasi në një rast të mëhershëm gjatë duelit ai nuk e ndëshkoi mbrojtësin Sergio Ramos me kartonin e dytë të verdhë.
Sipas ‘Sport.es’, gjyqtari është ndëshkuar për gabimet dhe tash e tutje do të ndajë drejtësinë në duelet e Segunda Division, liga e dytë spanjolle.