Ndëshkimet e para për manipuluesit
Prokuroria e Shteti ka publikuar 21 raste të raportimit, lidhur me manipulimet në zgjedhjet lokale. Deri më tani, janë shqiptuar dënime ndaj 39 personave, të cilët janë konstatuar se kanë bërë keqpërdorime.
Lajme
Dalin keqpërdorimet e para të evidentuara gjatë zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka publikuar rastet e manipulimeve të zgjedhjeve. Deri më tani, sipas Kryeprokurorit të Shtetit, janë raportuar 21 raste ndaj 36 personave, të cilët kanë qenë të ndaluar dhe pas verifikimit të rasteve prokurorët kanë vendosur për masa të ndryshme në përputhje me dispozitat ligjore.
Në një komunikatë të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit është bërë e ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, janë raportuar 21 raste ndaj 36 personave, të cilët kanë qenë të ndaluar dhe pas verifikimit të rasteve prokurorët kanë vendosur për masa të ndryshme në përputhje me dispozitat ligjore.
“Rastet kanë të bëjnë me kanosje e kandidatit, parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar, cenimi i përcaktimit të lirë të votuese, keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin, keqpërdorimi i të drejtës së votimit, pengimi i procesit të votimit, cenimi i fshehtësisë së votimit, asgjësimi i dokumenteve të votimit”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka regjistruar 7 lëndë me 15 persona. Prokurorët kanë bërë kërkesa për caktim të paraburgimit për 2 të pandehur, për arrest shtëpiak ndaj 6 personave, për paraqitje në stacion policor ndaj 4 personave, ndërsa në procedurë të rregullt janë 3 persona”.
“Prokuroria Themelore në Pejë ka regjistruar 3 lëndë me 4 persona. Prej tyre 3 persona janë në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj 1 personi është caktuara masa e paraqitjes në stacion policor”.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë ka regjistruar 4 lëndë me 7 persona. Ndaj 1 të pandehuri është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor, ndërsa 6 të pandehurit e tjerë janë në procedurë të rregullt”.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka regjistruar 5 lëndë me 6 persona. Prokuroria në këtë fazë të raportimit për 2 lëndë ndaj 2 të pandehurve ka kërkuar caktim të paraburgimit, ku për një të pandehur është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për të pandehurin tjetër pritet të vendoset gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. Në procedurë të rregullt janë 4 të pandehur”.
“Prokuroria Themelore në Gjilan ka regjistruar 1 lëndë me 2 të pandehur. Ndaj këtyre 2 të pandehurve Gjykata Themelore në Gjilan, pas kërkesës së prokurorëve, ka caktuar masën e paraburgimi”.
“Prokuroria Themelore në Prizren ka evidentuar 8 raste, të cilat gjenden në hetime preliminare, për të cilat Policia e Kosovës me urdhër të prokurorëve është duke zhvilluar hetime preliminare dhe pas kompletimit të rasteve ato do t’iu dërgohen prokurorëve përkatës së bashku me kallëzimet penale”.
Po ashtu, është njoftuar se në mesin e rasteve të raportuara ka edhe lëndë të tjera, të cilat gjenden në hetime preliminare, për të cilat Policia e Kosovës me urdhër të prokurorëve është duke zhvilluar hetime preliminare dhe pas kompletimit të rasteve ato do t’iu dërgohen prokurorëve përkatës së bashku me kallëzimet penale.
Në komunikatë, thuhet më tutje se Prokurorët e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë vepruar dhe do të veprojnë me urgjencë ndaj të gjitha rasteve që paraqiten në lidhje me veprat penale kundër të drejtave të votimit.