Ndeshjet ku do të mungojë Suarez

Përforcimi i ri, Luis Suarez, do t’i mungojë Barcelonës në tetë xhiro të sezonit të ri në La Ligë dhe tri ballafaqime të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/08/2014 19:44

Luis Suarez dështoi me ankesën në Gjykatën Arbitrare për Sport (CAS) për reduktimin e suspendimit prej katër muaj moslojë pas kafshimit ndaj mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në Kampionatin botëror në Brazil.

Përforcimi i ri i Barcelonës fitoi të drejtën e stërvitjes me skuadrën e tij të re por nuk do të mund të luajë për të deri më 25 tetor. Gjatë kësaj periudhe ai do të humb një numër të caktuar të ndeshjeve në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Ja lista e plotë e dueleve në të cilat Barcelona do të paraqitet pa Suarezin.

La Ligë: Barcelona-Elche, Villarreal-Barcelona, Barcelona-Athletic, Levante-Barcelona, Málaga-Barcelona, Barcelona-Granada, Rayo Vallecano-Barcelona, Barcelona-Eibar.

Tri ndeshje të Ligës së Kampionëve nga 16/17 shtatori deri më 21/22 tetor kundër skuadrave që ende nuk janë përcaktuar.