Ndeshje spektakolare në ‘Fadil Vokrri’, Feronikeli mposht në fund Prishtinën

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Sport

06/11/2019 19:52

Takimi përfundoi me rezultat 2-3, ku fituesi u vendos tek në fundin e sfidës.

Ahmed Januzi (2’) kaloi vendasit në epërsi e cila nuk zgjati shumë, pasi Jean Carioca (6’) barazoi gjithçka, me rezultat që u mbyll 45 minutëshi i parë.

Edhe gjysma e dytë nisi mirë për ‘bardhekaltërit’ që shënuan për 2-1 nëpërmjet Diar Miftaraf (49’).

Mirëpo, skuadra e Armend Dallkut sërish lëshoi avantazhin, pasi kapiteni i Niklit Lapidar Lladrovci (58’) baraspeshoi sërish.

Atëherë kur mendohej se skuadrat do ndanin pikët, në skenë doli sërish Jean Carioca (89′) që i siguroi ekipit të tij tre pikë të mëdha.

Prishtina mbetet në vendin e katërt me 24 pikë, kurse Feronikeli në të gjashtin me 22 pikë. /Lajmi.net/