Ndeshje për të mos u humbur sonte në Kupën e Botës – Brazili sfidohet nga Kroacia, Argjentina mat forcat me Holandën

Kampionati Botëror rikthehet sot, më fillim nga ora 16:00, për të dhuruar ndeshje spektakolare në kuadër të fazës çerekfinale. Në këtë orë Brazili do të ndeshet nënkampionin në fuqi, Kroacinë, teksa katër orë më vonë (20:00) Argjentina sfidohet nga Holanda, transmeton lajmi.net. Sa u përket favoritëve, është e vështirë të shquhen, veçmas në këto ndeshje.…

Sport

09/12/2022 08:06

Kampionati Botëror rikthehet sot, më fillim nga ora 16:00, për të dhuruar ndeshje spektakolare në kuadër të fazës çerekfinale.

Në këtë orë Brazili do të ndeshet nënkampionin në fuqi, Kroacinë, teksa katër orë më vonë (20:00) Argjentina sfidohet nga Holanda, transmeton lajmi.net.

Sa u përket favoritëve, është e vështirë të shquhen, veçmas në këto ndeshje.

Gjithsesi, marrë parasysh formën e treguar në këtë kampionat, Brazili dhe Argjentina janë më të favorizuar që të triumfojnë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu për këto dy sfida. /Lajmi.net/