Ndeshje interesante në ‘Agron Rama’, Arbëria pret Feronikelin

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshje edhe sot.

Sport

29/09/2020 08:40

Vonesa e fillimit për shkak të pandemisë COVID-19, kanë bërë që skuadrat kosovare të kenë një orar të ngjeshur.

Befasia e këtij fillim kampionati, Arbëria do të takohet me Feronikelin me fillim nga ora 15:00.

Ekipi që drejtohet nga Arbnor Morina ende nuk ka pësuar humbje pas tre ndeshjeve të para, duke marrë dy fitore dhe një barazim. Ndërkohë, Nikli ka tubuar katër pikë pas tre takimeve të para.

Skuadra nga Lipjani ndeshjet si vendas i luan në ‘Agron Rama’ në Obiliq, për shkak se fusha e tyre nuk i plotëson kushtet për ndeshje në Superligë.

Sfida nis nga ora 15:00. /Lajmi.net/