Ndeshje e ‘çmendur’ mes Prishtinës dhe Llapit në gjysëmfinale të Kupës së Kosovës

KF Llapi e ka mposhtur me rezultat 3-2 skuadrën e Prishtinës, në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Kosovës.

Sport

07/04/2021 16:55

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapit Ahmed Januzi në minutën e 6-të, kur shënoi me kokë nga afërsia, përcjell lajmi.net.

Me rezultat minimal 1-0 është mbyllur edhe pjesa e parë, derisa në minutën e 59′ Januzi dyfishon epërsinë e Llapit.

Januzi arriti që të asistoi edhe për golin e shënuar nga Kushtrim Shabani 65′.

Albin Prapashtica 66′ shënoi golin e parë për Prishtinën në këtë ndeshje dhe skuadra nga kryeqyteti filloi të këndellej.

Mergim Pefqeli ka mbushur me shpresë gjithë ‘Plisat’, duke shënuar edhe një gol në minutat e fundit të ndeshjes pas asistimit të Alban Shillovës.

Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të zhvillohet më 21 prill./Lajmi.net/