Ndeshja ndaj Kosovës mund të jetë e fundit për trajnerin e Bullgarisë

Mediat bullgare sot kanë shkruar se për përzgjedhësin Petar Hubchev ndeshja me Kosovën do të ishte e fundit nën drejtimin e tij, ndërsa është folur se atë do ta zëvendësojë ish-mesfushori i njohur Krasimir Balakov, shkruan sportal.bg.

Sport

25/03/2019 13:52

Ndërkohë, vetë Balakov i ka demantuar mediat bullgare duke thënë se askush nga Federata e Futbollit e Bullgarisë (FFB) nuk e ka kontaktuar atë në lidhje me marrjen e drejtimit të përfaqësueses bullgare.

“Askush nga FFB nuk më ka kontaktuar”, ka thënë Balakov, për të shtuar se sot Bulgaria e ka një ndeshje shumë të rëndësishme.

“Sot, ekipi kombëtar ka një ndeshej shumë të rëndësishëm në Kosovë dhe lajmet e tilla të rreme mund të çojnë në tensione serioze dhe ngjeshje e situatës. Tani lojtarët kanë nevojë për qetësi dhe përqendrim”, ka shtuar Balakov. /Lajmi.net/