Ndeshja më e shtrenjtë
Chelsea dhe Manchester City janë klubet që bënë investime më të mëdha në Premierligë, në dekadën e fundit. City, i financuar nga Mansour bin Zayed Sultan Al Nahyan dhe Chelsea e përkrahur nga miliarderi rus, Roman Abramovich janë dy prej klubeve me fuqinë më të madhe shpenzuese në kontinent. Por, para takimit të tyre të…
Sport
Chelsea dhe Manchester City janë klubet që bënë investime më të mëdha në Premierligë, në dekadën e fundit. City, i financuar nga Mansour bin Zayed Sultan Al Nahyan dhe Chelsea e përkrahur nga miliarderi rus, Roman Abramovich janë dy prej klubeve me fuqinë më të madhe shpenzuese në kontinent.
Por, para takimit të tyre të dielën në kuadër të Premierligës, shtrohet pyetja nëse kjo është ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit? Manchester City dhe Chelsea kanë shpenzuar shumë në angazhimin e përforcimeve.
Në mesin e tyre, Chelsea ka shpenzuar më tepër se cilado skuadër në Angli, 767 milionë funte në 10 vjetët e fundit. Kurse, nëse marrim shembullin e Real Madridit, 518 milionë funte, i bie që gjiganti spanjoll është larg pas londinezëve.
Kurse, edhe City nuk qëndron keq, me 708 milionë funte të shpenzuara nën drejtimin e sheikut Mansour.
Kjo nënkupton se dueli mes Manchester Cityt dhe Chelseas është ndeshja më e shtrenjtë në botë, sipas shpenzimeve të bëra prej tyre në dekadën e fundit.