Ndeshja më e mirë në 25 vjetët e fundit

Real Madridi e zhvilloi një ndeshje sensacionale ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena. Madje, lexuesit e Marca.com mendojnë se kjo ishte ndeshja më e mirë e ‘Los Blancos’ në 25 vjetët e fundit.

Sport

02/05/2014 21:48

Real Madridi e zhvilloi në Munich ndeshjen më të mirë në 25 vjetët e fundit. Kështu të paktën mendojnë lexuesit e uebfaqes Marca.com.

Dy golat e Sergio Ramosit dhe Cristiano Ronaldos ia mundësuan ekipit të Carlo Ancelottit të zhvillojë një ndeshje me të cilën nuk i dha shans të bënte asgjë, kampionit aktual të Ligës së Kampionëve.

Sipas të anketuarve online, 44,2% e votuesve konsiderojnë se kjo ishte ndeshja më e mirë e ‘Los Blancos’ në 25 vjetët e fundit, ndërsa në garë ishin edhe tri finalet e fundit të Championsit, ndaj Leverkusenit, Valencias dhe Juventusit.

Reali e mposhti Bayernin 4:0 në Allianz Arena, për t\’u kualifikuar në finale të Championsit, pas 12 vjetësh pritjeje.