Ndeshja me Bullgarinë sfidë për sigurinë, Policia shprehet e gatshme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë

Kosova nis sot rrugëtimin e saj në futboll drejt Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin 2020.

Lajme

25/03/2019 10:51

Sfidë të parë, Kosova do ta ketë Bullgarinë në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, raporton lajmi.net.

Përveq një testi në aspektin sportiv, kjo për Kosovën do të jetë test edhe në aspektin e sigurisë.

Kjo për arsyen se kjo ndeshje do të përcillet nga një numër shumë i madh tifozësh, brenda e jashtë stadiumit.

E nga Policia e Kosovës po shprehen se janë të gatshëm për këtë sfidë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për lajmi.net se janë marrë të gjitha veprimet dhe masat e duhura për sigurimin e perimetrit, dhe ruajtjen e rendi dhe qetësisë publike.

Në aspektin policor, ku përfshihet siguria e perimetrit të jashtëm dhe të gjitha të tjerat, nga ana e policisë janë ndërmarrë të gjithë veprimet  për sigurinë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësis publike”, ka thënë Kelani për lajmi.net.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në kuadër të këtyre veprime është bërë edhe rritja e stafit të personelit policor që do të përkujdeset për sigurinë në kryeqytet.

Kujtojmë se në Kosovë ende nuk janë shënuar incidente në ngjarje sportive me karakter ndërkombëtar. /Lajmi.net/