Ndeshja kundër Villarreal do të jetë historike për Valverden
Barcelona ndeshjen e radhës në La Liga do ta luaj sot, kundër Villarreal.

Sport
Kjo ndeshje do të jetë me rëndësi të madhe për trajnerin e skuadrës katalunase, shkruan lajmi.net.
Arsyeja është sepse Ernesto Valverde do ta regjistrojë ndeshjen e tij të 400 si trajner në La Liga.
Ai ka një rekord mjaft pozitiv në futbollin elit spanjoll. Valverde ka regjistruar plot 182 fitore deri më tani në karrierën e tij.
Ai ka edhe 118 humbje dhe 99 barazime të numëruara në La Liga.
Nën drejtimin e Valverde, skuadrat e tij kanë shënuar 634 herë dhe kanë pësuar 485 herë. /Lajmi.net/