Ndeshja Istogu-Liria ishte e kurdisur?

Ndeshja ndërmjet Istogut dhe Lirisë, në Ligën e Parë të Kosovës, dyshohet të jetë kurdisur. Në bazë të xhirimeve shihet që lojtarët prizrenas porositen nga drejtuesit e klubit për ta lëshuar lojën.

Sport

02/06/2014 21:58

Futbolli kosovar është përlyrë në fund të sezonit. Pas ndeshjes Drenica-Llamkos Kosova, e cila dyshohet të ishte e kurdisur, pasi vushtrriasve u nevojitej fitorja për ta siguruar titullin në Superligë, së fundmi po dyshohet se edhe ndeshja ndërmjet Istogut dhe Lirisë, në Ligën e Parë, është kurdisur.

Në bazë të xhirimeve të siguruara nga KTV, futbollistët prizrenas marrin porosi nga kryesia e klubit për ta lëshuar lojën, pasi Istogut i nevojitej fitorja për t’u bërë kampion i Ligës së Parë, ndërsa e siguroi më herët rikthimin në Superligë.