Ndeshja e yjeve, ky është mesazhi i Haradinajt për Xhakën e Rashicën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka falënderuar yjet e futbollit kosovar, Granit Xhakën e Milot Rashicën për ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri".

Lajme

15/06/2019 22:36

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se stadium i Prishtinës është kthyer në një vend gëzimi e krenarie, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i Haradinajt:

Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli.

Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica.

Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë! /Lajmi.net/