Ndeshja e fundit e Bryantit, çmim i “çmendur” i biletave

Kobe Bryant do ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit në basketboll me Los Angeles Lakers. Dhe, tifozët janë duke paguar deri ne 27.500 dollarë për ta ndjekur atë.

Sport

12/04/2016 12:03

Tifozët e basketbollit janë duke paguar deri në 27,500 dollarë për të parë ndeshjen e fundit të Kobe Bryant për Los Angeles Lakers.

Bryant, 37-vjeç, është realizatori i tretë më i mirë në histori të NBA-së, dhe do të pensionohet pas takimit mes Lakers dhe Utah Jazz në Los Angeles të mërkurën, përcjell “Lajmi.net”.

Staples Center pritet të jetë i mbushur në kapacitetin e plotë prej 18,118 ulësesh, ndërsa çmimi i biletave është mes 700 deri në 27,500 dollarë për ta parë Bryantin në parket, për herë të fundit në një ndeshje zyrtare.

Lakers kanë paralajmëruar tifozët që biletat t’i blejnë vetëm nga lidhjet zyrtare të klubit.