Ndeshja Buducnost – Llapi, asnjë televizion kosovar nuk e transmeton ndeshjen

Ndeshja Buducnost – Llapi, e vlefshme për turin e parë të kualifikimeve në Conference League, nuk do të transmetohet në asnjë kanal televiziv kosovar.

Sport

07/07/2022 14:55

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e Llapit, përmes një njoftimi për medie, transmeton lajmi.net.

Për të gjithë tifozët e interesuar që nuk do mund të jenë prezent në Gradski Stadion Podgorica, ndeshjen do mund ta ndiqni në kanalin RTCG 2 të Malit të Zi.

Ende nuk dihen arsyet se pse nuk e transmeton asnjë televizion kosovar ndeshjen. /Lajmi.net/