Ndeshja Ballkani – Shkupi, kjo është vlera financiare e të dyja skuadrave

Ballkani, pasi e mposhti Klasvikun në raundin e tretë të kualifimeve për në fazën e grupeve të Conference League do ta ketë përballë një skuadër shqiptare. Suharekasit, që shkruan historinë me arritjen deri në fazën e play-offit, do ta tentojnë një sukses që ndoshta nuk mund të imagjinohej para fillimit të këtij cilki eliminator. Përkundër…

Sport

12/08/2022 14:32

Ballkani, pasi e mposhti Klasvikun në raundin e tretë të kualifimeve për në fazën e grupeve të Conference League do ta ketë përballë një skuadër shqiptare.

Suharekasit, që shkruan historinë me arritjen deri në fazën e play-offit, do ta tentojnë një sukses që ndoshta nuk mund të imagjinohej para fillimit të këtij cilki eliminator.

Përkundër që cilësohet si një ndeshje vëllazërore, Ilir Daja me skuadrën e tij nuk do të kursehen së dhëni më të mirën për të kaluar tutje, ndonëse Ballkani vlen më pak financiarisht sesa shkupianët, transmeton lajmi.net.

Sipas Transfermarkt, vlera e Shkupit shkon në 5.72 milionë euro, ndërsa ajo e Ballkanit në 4.05 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm i Shkupit është Freddy Alvarez me 800 mijë euro, aq sa ka edhe Sunday Adetunji.

Ndërkohë, te Ballkani më i vlerësuari është Ermal Krasniqi me 350 mijë euro. /Lajmi.net/