Ndërton kafshë prej mishi

Copa mishi, lëkurë pule dhe kushedi çfarë tjetër. Ky kombinim më i tmerrshëm i parë ndonjëherë për darkën e Krishtlindjeve. Fotografia e një arushe lodër është postuar në Twitter të hënën. Kjo ide rrallë vjen vetëm disa ditë pasi ishte postuar një tjetër krijim festiv në formë oktapodi dhe gaforreje, që ishte shërbyer në një…

Lifestyle

24/12/2013 13:00

Copa mishi, lëkurë pule dhe kushedi çfarë tjetër. Ky kombinim më i tmerrshëm i parë ndonjëherë për darkën e Krishtlindjeve. Fotografia e një arushe lodër është postuar në Twitter të hënën.

Kjo ide rrallë vjen vetëm disa ditë pasi ishte postuar një tjetër krijim festiv në formë oktapodi dhe gaforreje, që ishte shërbyer në një pjatë. Këto fotografi janë postuar nga kuzhinieri Simon Hulstone, i cili në shaka thoshte se ato janë bërë për fëmijët e tij.

Mirëpo, më vonë u kuptua se këto ‘krijesa’ janë ndërtuar nga artisti rus, Viktor Ivanov. Nuk dihen krejt detajet e ndërtimit të kësaj arushe, pasi nuk dihet se çka ka brenda saj.

“Unë punoj me objekte të gjetura, përmes së cilave unë gjej kuptim dhe funksion të ri. Objektet riformohen, duke kërkuar qëllime të reja. Idetë dhe format e ndryshme janë në qendër të praktikës sime”, ka thënë Ivanov për uebfaqen e tij.