Ndërron jetë Margaret Nolan në moshën 76 vjeçare

Ajo ishte modelja e lyer me ar në sekuencën dhe posterin ikonë të filmit `Goldfinger`.

ShowBiz

12/10/2020 09:46

Margaret Nolan, aktorja dhe artistja e njohur për paraqitjen e saj në filmin James Bond të vitit 1964 `Goldfinger`, ka vdekur në moshën 76 vjeçare. shkruan Independent.

Vdekja e saj u konfirmua nga djali i saj në llogarinë e tij në Twitter, ku u shpreh tejet i pikëlluar për vjekjen e së ëmës, transmeton lajmi.net.

E lindur në Somerset, në vitin 1943, Margaret fillimisht nisi karrierën si modele, para se të kalonte në aktrim me role në film, TV dhe teatër.

Përveç aktrimit, Margaret Nolan gjithashtu gëzoi një karrierë të suksesshme si artiste vizuale./Lajmi.net/