Ndërron jetë fotografi i njohur kosovar, Vesa Luma publikon foton e fundit që ai i ka realizuar

Sot ka ndërruar jetë një nga fotografët e njohur kosovar.

ShowBiz

06/10/2021 11:52

Meddy Huduti, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e bëri nëna e tij, Ikballe Huduti përmes rrjeteve sociale.

Ndërkohë, edhe artistët e estradës po shprehin ngushëllime për familjen derisa po ndajnë edhe imazhe që ai iu ka shkrepur.

Këngëtarja, Vesa Luma ka postuar një imazh në Facebook dhe ka shkruar: “Një djalë i mirë, një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot. Meddy ( kjo fotografia e jotja për qejf të cilën e ke realizuar tu pi kafe, është një prej ma të mirave që kam) Pusho ne paqe djalosh”./Lajmi.net/