Ndërron jetë fituesja e ‘Grammy’
Bonnie Pointer ka vdekur në moshën 69 vjeçare.

ShowBiz
Bonnie Pointer këngëtare dikur e bendit’The Pointer Sisters’ një grup pop, hitet e të cilave përfshinin ‘Fire’, ‘Slow Hand’ dhe ‘Im so excited’ ka vdekur në moshën 69 vjeçare, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Motra e saj Anita konfirmoi lajmin për TMZ duke zbuluar se ajo vdiq të hënën.
“Isshte shumë trishtuese që unë duhet t’u njoftoj fansave të The Pointer Sisters se motra ime, Bonnie vdiq sot në mëngjes,” tha Anita.
‘Familja jonë është e shkatërruar, në emër të motrave dhe të gjithë familjes Pointer, ne kërkojmë lutjet tuaja në këtë kohë.’ /Lajmi.net/