Ndërroi jetë në spital, kush është 37-vjeçari nga Elbasani që humbi betejën me COVID-19

Koronavirusi i ka marrë jetën një 37-vjeçari në Elbasan.

Lajme

03/12/2020 13:22

Bëhet fjalë për Elton Gegollin, i cili ishte shtruar prej 10 ditësh në spitalin Shefqet Ndroqi, ndërsa sot humbi betejën me virusin e rrezikshëm.

“BalkanWeb” mëson se 37-vjeçari punonte në një laborator në një kompani industriale në ish-Metalurgjik, ndërkohë që thuhet se nuk vuante nga ndonjë sëmundje.