Ndërrohet traseja e autostradës për në Shkup, “dëmtohet” unaza e Prishtinës

Devijime të shumta ka bërë Qeveria e Kosovës nga plani primar për autostradën Prishtinë-Shkup për të kaluar nëpër toka të pa ndërtuara, ku shpronësimi ka vlerë shumë më të ulët.

Lajme

04/12/2014 21:15

Punimet që po bëhen së fundmi në lidhjen e autostradës së kombit me atë të Shkupit janë në kundërshtim me Planin Zhvillimor Urban të Prishtinës dhe mënyrës se si këtë lidhje e mendon ky plan.

Në Komunën e Prishtinës thonë se për këtë mësuan vetëm nga punimet që po bëhen në terren. Sipas Aliut, është e pakuptimtë që niveli qendror të veprojë krye më vete, ngase në këtë mënyrë Prishtina është e obliguar të revidojë planin kryesor urban, të cilin, sipas tij, e ka miratuar edhe vetë Ministria e Mjedisit.

Arben Çitaku, sekretar në Ministrinë e Mjedisit, ka thënë se Komuna është dashur ta përshtatë planin e saj me Planin hapësinor të Kosovës, derisa Lahudin Myrtaj, nga Ministria e Infrastrukturës, ka thënë se kjo është rrugë e nivelit nacional dhe nuk ka pse të pyetet Komuna.

Nivelin qendror e demanton edhe LDK-ja. Behgjet Musliu, i cili udhëhiqte Urbanizmin komunal në kohën e Isa Mustafës, ka thënë se ministritë kanë bërë vazhdimisht devijime dhe se ato e kanë ditur lidhjen që e parashihte Plani zhvillimor urban.

Me këto devijime Prishtinës i shkatërrohet plani për unazën e jashtme dhe të brendshme të qytetit dhe tani duhet riplanifikim i tyre. (Gazeta Express)