Ndërpritet mbledhja e KQZ-së, pas dy ore votohet për certifikimin ose jo të kandidatëve

Është ndërprerë mbledhja e KQZ-së në pikën ku pritej të certifikoheshin kandidatët për deputetë.

Lajme

22/01/2021 15:39

Kjo pas rekomandimit të zyrës për Certifikimin e Kandidatëve dhe Partive Politike, shkruan lajmi.net.

Mbledhja është shtyrë për dy orë, derisa të kompletohen të gjitha dokumentet dhe rekomandimet e nevojshme dhe të njëjtat më pas t’i dërgohen anëtarëve të KQZ-së, të cilët edhe e kanë kërkuar këtë.

Pas dy ore, pritet votimi për certifikimin ose jo të kandidatëve për deputetë.

Kundër këtij propozimi kanë dalë anëtarët e KQZ-së nga Vetëvendosje.

Ndryshe, Zyra për Certifikim gjatë kësaj mbledhjeje të KQZ-së rekomandoi që listat me kandidatët për deputetë të certifikohen ashtu siç janë, pra edhe ata kandidatë që kanë probleme me ligjin.

Kjo për arsyen sepse sipas tyre nuk është arritur të krijohet një opinion i qartë në lidhje me nenin 29 pika Q që ka të bëj me kriteret për certifikimin e kandidatëve.

KGJK ndërkaq më herët gjatë javës ka bërë të ditur se janë gjithësej 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin, në mesin e të cilëve edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti. /Lajmi.net/