Ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen “Kalabria”
Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka njoftuar se më datë 07.03.2020, e shtunë ,lagjja Kalabria në Prishtinë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë prej orës 09:00-16:00.
Lajme
Sipas njoftimit të Ujësjellësit, arsye për këtë ndërprerje janë punimet teknike të planifikuara në kuadër të bashkëpunimit me projektet e zyrës Zvicerane dhe bëhen për shkak të instalimit të ujëmatësit zonal afër ambulantës së lagjes në fjalë.
“Ekipet tona do të jenë në përkrahje të kontraktorit me qëllim që punimet të kryhen sa me shpejt dhe në kohë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit./Lajmi.net/