Ndërprerja e seancës, Krasniqi: Avni Dehari si kryesues i seancës bëri shkelje arbitrare

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka reaguar pasi është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi që deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk i kanë votat për ta votuar kryetaren e Parlamentit të cilën e kanë propozuar, Albulena Haxhiun. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rendi i ditës…

Lajme

21/04/2025 15:59

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka reaguar pasi është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi që deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk i kanë votat për ta votuar kryetaren e Parlamentit të cilën e kanë propozuar, Albulena Haxhiun.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kryesuesi i kësaj seance Avni Dehari ka vepruar në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit.

“Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook: