Ndërprehen shfaqjet, Teatri Kombëtar mbetet pa ngrohje

Teatri Kombëtar i Kosovës i ka ndërprerë shfaqjet për shkak të mungesës së naftës me të cilën ngrohet i tërë objekti.

Lajme

11/12/2017 13:03

“Për shkak të mungesës së naftës me të cilën ngrohet në tërsi objekti i TKK-së, kemi ndërprerje të shfaqjeve përkohësisht. Për çdo eventualitet ju informojmë. Kërkojmë ndjesë”, thuhet në postimin e faqes së TKK-së në Facebook, përcjell lajmi.net.

Anulimi i shfaqjeve për shkak të mungesës së ngrohjes ka nisur që nga java e kaluar./Lajmi.net/