Nderoi terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtim i përjetshëm për Gjokoviqin

Analisti politik malazez Ljubomir Filipoviq reagoi edhe një herë për tenistin nacionalist serb, Novak Gjokoviqin, pasi ky i fundit nderoi terroristët që u vranë nga Policia e Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën. Gjokoviq publikoi një fotografi realizuar para kishës së Shën Savës, ku disa qytetarë serbë nderuan terroristët e vrarë,…

Sport

29/09/2023 10:24

Analisti politik malazez Ljubomir Filipoviq reagoi edhe një herë për tenistin nacionalist serb, Novak Gjokoviqin, pasi ky i fundit nderoi terroristët që u vranë nga Policia e Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën.

Gjokoviq publikoi një fotografi realizuar para kishës së Shën Savës, ku disa qytetarë serbë nderuan terroristët e vrarë, shkruan lajmi.net.

Për këtë, politikani i lartpërmendur kërkon përjashtim të përjetshëm për Novak Gjokoviqin.

“Gjokoviq duhet të përjashtohet përjetësisht nga tenisi. Nëse nuk ndalohet, atëherë shmanget nga njerëzit normalë të botës. Ai tani po i bashkohet propagandës shtetërore serbe e cila po përpiqet t’i portretizojë terroristët si heronj” – shkroi politikani malazez.


Kujtojmë se të dielën në Banjskë të Zveçanit një grup terrorist serbë të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës me ç’rast vranë policin hero të Kosovës, Afrim Bunjakun./Lajmi.net/