Ndërkombëtarët pro një qeverie gjithëpërfshirëse
Ndërkombëtarët po parapëlqejnë krijimin e një qeverie gjithpërfshirëse. Edhe PDK duke e parë këtë disponim, po e kërkon të njëjtën gjë. Kështu ka vlerësuar analisti politik, Shpend Kursani.

Lajme
Ai thotë se ka gjasa që ndërkombëtarët të parapëlqejnë një qeveri gjithëpërfshirëse. Gjë për të cilën ai vlerëson se nuk do të ishte keq për zhvillimin e vendit.
“Komunitetit ndërkombëtar kjo i konvenon shumë prandaj PDK po do që ta shfrytëzojë këtë rast, sepse me një qeveri gjithë-përfshirëse do ta mbajë stabilitetin qeverisës më gjatë dhe sfidat që e presin Kosovën, sepse çështja e Gjykatës Speciale dhe dialogu me Serbinë një qeveri gjithë-përfshirëse shumë më lehtë do të mundte me i mbajt këto”, ka thënë Kursani për RTV21.
Ai thotë se opsioni i zgjedhjeve të reja është ende i diskutueshëm.