Ndër shtatë policët e vrarë në Kumanovë, edhe Isamedin Osmani

Sipas informatave më të reja, në mesin e policëve të vrarë është edhe një shqiptar, pjesëtar i Policisë speciale të Maqedonisë.

Lajme

10/05/2015 10:06

Portali Zhurnal shkruan se në bazë të informatave të sigurta njëri polic i vrarë nga njësitet speciale është Isamedin Osmani nga Studeniçani i Shkupit.

Informatat jozyrtare flasin se Osmani është qëlluar me plumb në rrethinën e Kumanovës gjatë aksionit policor. Varrimi i Osmanit do të bëhet sot pas namazit të drekës.

Me këtë bilanci i policëve që kanë humbur jetën në përleshjet e djeshme në Kumanovë ka arritur në 7 policë.

MPB pritet të japë hollësi dhe të zbardh identitetin e të gjithë policëve të vrarë, pasi mbrëmë është zbardhur identiteti i vetëm tre pjesëtarëve të vrarë të policisë.