Ndejë private, gjobë për ‘spiunët’

Justin Bieber bëri një ndejë të premten mbrëma, ndërsa ishte e lirë për mysafirët. Por, nëse ata e thonë vetëm një fjalë kur të dalin jashtë, do të gjobiten me 3 milionë dollarë. Mysafirët dhe punëtorët e nënshkruan një marrëveshje besimi, siç mëson TMZ, ku ata janë marrë vesh që të mos shkruajnë në telefon…

ShowBiz

18/11/2013 10:00

Justin Bieber bëri një ndejë të premten mbrëma, ndërsa ishte e lirë për mysafirët. Por, nëse ata e thonë vetëm një fjalë kur të dalin jashtë, do të gjobiten me 3 milionë dollarë.

Mysafirët dhe punëtorët e nënshkruan një marrëveshje besimi, siç mëson TMZ, ku ata janë marrë vesh që të mos shkruajnë në telefon mesazhe apo postime në Twitter e Facebook, regjistrime, shkrime apo ndonjë mënyrë tjetër për të nxjerrë informata kur ta dalin jashtë.

Por, jo gjithçka shkoi mirë. Pasi, policia u thirr tri herë për shkak të ankesave për zhurmë dhe një komshi i tyre tregoi se kur u hapën dyert, u ndie një erë e fuqishme e keqe.

Deri tash, të gjithë e kanë respektuar këtë dokument konfidencialiteti, pasi që, në rast se e hapin gojën, mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

Madje, edhe njerëzit që punonin në këtë ndejë, kanë qenë të detyruar ta nënshkruanin dokumentin. Fillimisht, dënimi për ‘spiunët’ ishte 5 milionë dollarë, por Bieber e reduktoi dënimin në 3 milionë.