Ndarja është zgjidhje e përhershme

Ish ambasadori britanik Ivor Roberts thotë se marrëveshja e Brukselit është një gjë e mirë, porse zgjidhja e përhershme, sipas tij, është vetëm ajo që është e dhimbshme për të dyja palët – ndarja ose shkëmbimi i territoreve.

Lajme

01/12/2013 07:17

Një ish ambasador britanik po e sheh ndarjen e Kosovës si mundësinë më të mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Ivor Roberts, ka thëtë se ndarja ose shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e përhershme.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ai ka thënë se do të ishte hipokrite që Serbisë t’i bllokohet rruga drejt Bashkimit Europian para se të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse atë nuk e kanë njohur as disa shtete të BE’së, transmeton RFE.

“Marrëveshja e Brukselit është një gjë e mirë, porse zgjidhja e përhershme është vetëm ajo që është e dhimbshme për të dyja palët”.

“Ajo, sipas mendimit tim, mund të arrihet me ndarjen e Kosovës, ndoshta edhe me shkëmbimin e territoreve të caktuara”.