Ndarja e posteve, vonesat e LDK-së dhe VV-së mund t’ia rrezikojnë Kosovës raportet me ndërkombëtarët

Pikërisht për shkak të dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Teodosijeviq për mohim të masakrës së Reçakut, Lista Serbe kërcënoi me tërheqje nga institucionet e Kosovës.

Lajme

07/12/2019 19:48

Por, nga ana tjetër, është pikëpyetje se kur do të bëhen këto institucione.

Vetëvendosje dhe LDK-ja shumë më lehtë u pajtuan për program qeverisës sesa për ndarje të posteve, po vlerësohet nga njohës të rrethanave politike.

Politologu, Ramush Tahiri thotë se shpresa ka qenë se VV nuk ka qenë asnjëherë në pushtet, dhe se kjo qeveri do të koncentrohet në program e jo në atë se kush çfarë ministrie ka.

Analisti, Artan Muhaxhiri, thotë se vonesa për krijimin e institucioneve ndikon edhe në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.