Ndalohet transporti publik në qytetin kinez ku u përhap virusi i ri

23:53 | 22 Janar 2020

Wuhan, një qytet kinez me afro nëntë milionë banorë, do të mbyllë përkohësisht transportin publik duke u përpjekur që të ndalojë shpërthimin e virusit të ri Coronavirus.

Ata që jetojnë në qytet janë këshilluar që të mos largohen, në një javë kur miliona kinezë po udhëtojnë për festën e ardhshme Lunar të Vitit të Ri, njofton Klan Kosova.

Aeroporti dhe stacionet e trenit do të jenë të mbyllura për pasagjerët që po largohen.

Rrjetet e autobusëve, metrosë, trageteve dhe distancave të gjata të transportit do të mbyllen nga 1000 me kohë lokale në 23 Janar.

Ata që jetojnë në Wuhan janë këshilluar që të shmangnin turmat dhe të minimizojnë tubimet publike.

Dr Tedros Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, tha që ishte një “masë shumë e fortë” që do të bënte “jo vetëm kontrollin e shpërthimit, por ata do të minimizojnë përhapjen në mbarë botën”.

Ndërkohë, pas një dite diskutimi, komiteti i urgjencës i OBSH-së nuk ka vendosur ende nëse do të deklarojë një “emergjencë globale” mbi virusin.

Bisedimet do të vazhdojnë të enjten.

Sëmundja e përhapur ka lënë të vdekur 17 njerëz dhe më shumë se 500 të lënduar.