Ndalohen 18 persona për mosrespektim të masave të qeverisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 18 persona për veprën ‘mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë’.

Lajme

11/08/2020 09:21

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mosrespektojnë vendimet e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë ndaluar 18 persona në tërë vendin, shkruan lajmi.net.

Më së shumti të ndaluar ka në qytetin e Prizrenit.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet për veprën “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”:

Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 00:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull  kosovar , pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Landovicë, Prizren 09.08.2020 – 22:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Landovicë, Prizren 09.08.2020 – 22:45. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 01:05. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Bekim Berisha, Prizren 10.08.2020 – 04:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj tetë të dyshuarve meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit kanë rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria, për kufizim të lëvizjes. Të njëjtit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Gjinovc, Suharekë 10.08.2020 – 10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për vetë izolim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Korishe, Prizren 10.08.2020 – 15:00. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe kishte organizuar ahengje private (dasma), veprime këto që bien në kundërshtim me vendimin e qeverisë. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë 10.08.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Pagarushë, Malishevë 10.08.2020 – 22:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Pagarushë, Malishevë 10.08.2020 – 22:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/