Ndalimi nga policia i shtetasit serb: Ja kush i porositi dronët nga ai

Çfarë bën një serb me dronë në Shqipëri? Kjo pikëpyetje ka ndezur shtypin shqiptar. Një qytetar serb ka kaluar kufirin për Shqipëri një ditë më parë, nga Qafë Thana.

Lajme

16/09/2015 11:10

Ai vinte nga Maqedonia dhe në kufirin tonë, konform ligjit, ai ka deklaruar se në mjetin e tij ka edhe dy dronë.

Shtetasi serb, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, tha se këto dronë janë porositur nga një kompani në Tiranë.

Pasi janë kryer procedurat e deklarimit, ai është lejuar të vazhdojë udhëtimin.

Por meqë bëhet fjalë për një serb dhe për dron, shumëkush ka spekuluar se ato mund të përdoren në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë pas tre javësh.

Pala shqiptare po merr masa shumë të ashpra për të siguruar rendin gjatë kësaj ndeshje.

Ato pak bileta që ishin nxjerrë në shitje, filluan brenda pak çastesh dhe shumë tifozë po ankohen se nuk kanë mundësi të blejnë një biletë.