Ndalimi i votimit të referendumit serb në territorin e Kosovës, reagon Rusia

Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Rusi kanë reaguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos-lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Lajme

17/01/2022 20:05

Siç raporton agjencia ruse e lajmeve, Tass, Pavel Andreyev nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Rusi thotë se është shqetësuese për komisionerët rus.

“Gjëja kryesore që ngriti shqetësimin tek ne dhe ajo që ne monitoruam nga afër është situata në Kosovë dhe Metohi dhe qëndrimi i Prishtinës, duke bllokuar praktikisht mundësinë që serbët të shprehin vullnetin e tyre”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, duke thënë se autoritetet serbe do t’ia bëjnë çaren. /Lajmi.net/