Ndalet Liverpool

Serisë prej gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme në shtëpi i erdhi fundi. Liverpool u ndal në Anfield duke luajtur baras 2:2 me Aston Villan, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë. Pjesa e parë i takoi mysafirëve. Aston Villa kaloi në epërsi pas 25 minutash lojë kur Andreas Weimann shënoi gol, kurse pas vetëm tetë…

Sport

18/01/2014 19:31

Serisë prej gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme në shtëpi i erdhi fundi. Liverpool u ndal në Anfield duke luajtur baras 2:2 me Aston Villan, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Pjesa e parë i takoi mysafirëve. Aston Villa kaloi në epërsi pas 25 minutash lojë kur Andreas Weimann shënoi gol, kurse pas vetëm tetë minutash, Christian Benteke shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Simon Mignolet duke e dyfishuar avantazhin e mysafirëve.

Mirëpo, sulmuesi Daniel Sturridge shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë duke ngjall shpresë tek Liverpool. Reds arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 53’të kur kapiteni Steven Gerrard shënoi nga penalltia, por nuk arritën të realizojnë përmbysjen duke i ndarë pikët.

Tani, Liverpool ka tetë pikë më pak se lideri Arsenal.