Ndalet Interi

Inter nuk arriti më tepër se një barazim 1-1 në udhëtim te Cagliari, në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A. Nerazzurrët kaluan në epërsi në minutën e 75-të kur sulmuesi Mauro Icardi realizoi për ekipin e Walter Mazzarrit. Por, mesfushori belg Radja Nainggolan – futbollist i kërkuar edhe nga Inter gjatë afatit kalimtar…

Sport

29/09/2013 15:59

Inter nuk arriti më tepër se një barazim 1-1 në udhëtim te Cagliari, në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A. Nerazzurrët kaluan në epërsi në minutën e 75-të kur sulmuesi Mauro Icardi realizoi për ekipin e Walter Mazzarrit.

Por, mesfushori belg Radja Nainggolan – futbollist i kërkuar edhe nga Inter gjatë afatit kalimtar të verës – barazoi rezultatin në minutën e 83-të.

Në vazhdim, mysafirët u hodhën në sulm në kërkimtë golit të fitores por Cagliari rezistoi dhe i ndali në barazim. Inter tani ka 14 pikë, dy më pak se Napoli dhe Juventus që kryesojnë me nga 16.

Në ndeshjet tjera, Lazio po ashtu zhgënjeu duke barazuar 2-2 në udhëtim te Sassuolo, kurse Atalanta mundi Udinesen 2-0. Verona fitoi 2-1 ndaj Livornos.

Rezultatet:

Torino – Juventus0:1

Atalanta – Udinese 2:0

Cagliari – Inter 1:1

Catania – Chievo 2:0

Verona – Livorno 2:1

Sassuolo – Lazio 2:2